7.03.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Mbi konfliktin e normave juridike në zbatimin e të drejtave themelore”

Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve Administrativë Evropianë (AEAJ) si dhe me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, zhvilloi më datë 7 mars 2025, aktivitetin trajnues me temë: Mbi konfliktin e normave juridike në zbatimin e të drejtave themelore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u përshëndet nga Znj. Clarisse Pasztory, Nënkryetarja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri,  z. Sylvain Merenne, Presidenti i AEAJ, dhe z. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës. 

Paneli i ekspertëve të këtij aktiviteti trajnues ishin, Znj. Eva Wendler, Zëvendës-Presidente e Shoqatës së Gjyqtarëve Administrativë Evropianë, Gjyqtare pranë Gjykatës Federale Administrative Austriake, Znj. Edith Zeller, ish-Presidente e Shoqatës së Gjyqtarëve Administrativë Evropianë, Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Vienës dhe Znj. Enerjeta Shehaj, Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit. 

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si burimet ligjore të zbatueshme për të drejtat themelore, vendimet individuale (administrative/gjyqësore) që mund të shkelin të drejtat themelore të burimeve të ndryshme apo konfliktet e ndryshme ndërmjet të drejtave themelore të regjimeve të ndryshme juridike.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të gjykatave administrative, avokatë shteti dhe këshilltarë/ndihmës ligjorë të Republikës së Shqipërisë.